Open Position
WordPress Developer
Shikoni pozitën e hapur më poshtë dhe aplikoni sot!
Pozita e punës: WordPress Developer
Date: 04 Shkurt 2021
Rreth Mayune:
Ne jemi një Studio e Dizajnit dhe Produksionit i cili punon kryesisht me Kompanitë e Teknologjisë, Startups dhe Kompanitë e Produkteve në: Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ofruar shërbime si:
- User Interface/User Experience (UI/UX) Design
- Dizajnim dhe Zhvillim te Uebfaqeve
- Dizajnimi i Produktëve
- Pitch Decks dhe Prezantimet e Korporatave
- E-learning Video Production
- Zhvillimi i Strategjisë së Kontentit dhe Identitetit të Korporatave
- Videografi, Motion Graphics, Photography/Photo Retouching
- Konsulencë për Media
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth punës sonë, ju lutem shikoni faqen tonë: https://www.mayune.com
Aktualisht jemi në një pikë rritjeje të kompanisë sonë dhe po kërkojmë zgjerimin e ekipit tonë profesional të vendosur në Prishtinë, Kosovë.
Orari i punës është prej 08:00 – 16:00 Hënë – Premte.
Për shkak të situatës me pandemi, jemi të hapur të pranojmë aplikime për të interesuarit të cilët dëshirojnë të punojnë remote, për këtë, ju lutem cekni në email.
Përgjegjësitë:
- Takim me klientët apo njerëz tjerë relevant për të diskutuar krijimin dhe funksionet e uebfaqes.
- Hulumtim dhe aftësia për ta parashikuar kohën që duhet për ta finalizuar një projekt
- Ndërtimi i uebfaqeve me WordPress (aftësia në platforma tjera relevante është e mirëpritur, por natyra e uebfaqeve që i krijojmë për klientët tanë për momentin bazohet në WordPress CMS, kryesisht uebfaqe që nuk kanë shumë punë në backend)
- Krijimi i arkitekturës së uebfaqes, dhe planifikimi adekuat duke marrë parasysh që çdo projekt është ndryshe
- Menaxhimi i ueb faqeve që i hostojmë/menaxhojmë për klientët tanë, duke përfshi përditësime/mirëmbajtje etj
- Gjenerimi i themes dhe plugins WordPress (dhe mundësia me i modifiku plugins ekzistues për nevoja të ndryshëm)
- Kryerja e testeve të performancës në uebfaqe, dhe optimizmi i uebfaqës për lansim
- Zgjidhja e problemeve të përmbajtjes.
- Kryerja e trajnimit WordPress me klientin (në fund të projekteve që i bëjmë për ueb, ju japim klientëve një dokument (how-to-guide) se si mund ta përdorin uebfaqen ne WordPress, dhe si të shtojnë kontent pa pasur nevojë për ndërhyrjen tonë)
- Monitorimi i performancës së uebfaqeve dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme që dalin kohë pas kohe (p.sh. Kur bëhet përditësimi i verzionit të WordPress-it, ndonjëherë plugins duhet të modifikohen apo përditësohen, etj).
Kërkesat
- Përvojë pune si WordPress Developer, së paku 3 vjeçare
- Njohje të teknologjive front-end duke përfshire PHP, CSS3, JavaScript dhe HTML5.
- Njohje të mirë të arkitekturës dhe estetikës së uebfaqes
- Aftësi të mira komunikimi, dhe pune në ekip
- Përvojë me programe si Figma, Sketch, Adobe XD (aktualisht si kompani përdorim Figma për kryerjen e dizajneve)
Si të aplikoni:
Dërgoni Portfolin tuaj (online ose PDF), CV-në dhe të paktën një Letër Rekomandimi në [email protected]
Ne do t’ju kontaktojmë pavarësisht nga vendimi ynë, ne e vlerësojmë kohë tuaj dhe presim të dëgjojmë nga ju.
Afati I fundit për aplikim: 19 Shkurt 2021
Contact
Services
Copyright 2020 Mayune
All rights reserved
Email: hello [at] mayune.com
Phone: +383 (0) 49 170 406